Ambasadat e ShBA-ve, Britanisë dhe Gjermanisë hedhin poshtë konstatimet e Brnabiç se ata financojnë protestat në Serbi

Evropë

Ambasadat e ShBA-ve, Britanisë dhe Gjermanisë hedhin poshtë konstatimet e Brnabiç se ata financojnë protestat në Serbi

Nga: F. B. Më: 22 janar 2022 Në ora: 09:40
Pamje nga protestat

Ambasadat e ShBA-ve, Britanisë dhe Gjermanisë kanë hedhur poshtë konstatimet se shtete e tyre po i financojnë protestat ekologjike apo politike në Serbi, duke konstatuar se këto deklarata nuk e pasqyrojnë partneritetin e tyre me Serbinë, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

“Pa rezervë hedhim poshtë të gjitha sugjestionet se shtetet tona apo organizatat prej nga marrim ndihmë teknike dhe mbështetje financojnë apo drejtojnë aksione posaçërisht kundër qeverisë së Serbisë apo ndaj cilësdo politikë të saj, ku përfshihet edhe financimi i protestave”, thuhet në kumtesën e përbashkët të ambasadave tri vendeve në Beograd.

Në kumtesë shtohet se kjo “është akuzë e dëmshme dhe vështirë e kuptueshme pasi bëhet fjalë për organizata që me vite mbështesin dhe punojnë me qeverinë e Serbisë, Kuvendin e Serbisë në programin e tyre të reformave dhe zhvillimin demokratik të institucioneve”.

“Që nga fillimi i procesit të tranzicionit demokratik në Serbi, ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania ishin partnerët më të përkushtuar dhe miqtë më të mëdhenj të Serbisë, duke ofruar ndihmë financiare me vlerë mbi 3 miliardë euro”, thuhet në kumtesë.

"Ne jemi të qartë edhe transparent në lidhje me këtë ndihmë dhe qëllimet tona: mbështetjen e reformave, menaxhimin me të mirë, zhvillimin demokratik dhe trazicionin e gjelbër edhe prosperitetin. Për këtë mjete të mëdha si ndihmë i janë ndarë qeverisë së Serbisë apo agjencioneve të saj së bashku me qeverinë. Këto qëllime synojnë përparimin e Serbisë në procesin e bashkëngjitjes në BE dhe pajtimin dhe stabilitetin në regjionin e Ballkanit”, thuhet më tej në reagimin e ambasadave amerikane, britanike e gjermane.

Kryeministrja e Serbisë Brnabiç ka deklaruar mbrëmë se organizatat ekologjike edhe protestat e tyre financohen nga ShBA, Britania, Gjermania edhe Austria.

"Kjo nuk do të ishte problem nëse angazhohen për mjedis jetësor edhe forcim të demokracisë, sikur mos të kishim të bëjmë me hipokrizi të gjithë atyre që financojnë protestat dhe sulmojnë kompanitë që vijnë nga po ato vende, e ne kinse duhet të mbrojmë ato kompani dhe të dobësohemi politikisht duke ju falënderuar protestave", tha Brnabiç pas mbledhjes së qeverisë ku u anulua urdhëresa për planin hapësinor lidhur me realizimin e projektit për përpunimin e xehes së litiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat