Italia regjistroi sot mbi 138 mijë raste me COVID-19

Evropë

Italia regjistroi sot mbi 138 mijë raste me COVID-19

Më: 23 janar 2022 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Italia raportoi 138,860 raste me COVID-19 të dielën, kundrejt 171,263 një ditë më parë, ndërsa numri i vdekjeve shkoi në 227 nga 333.

Italia ka regjistruar 143,523 vdekje të lidhura me COVID-19 që nga shpërthimi i tij në shkurt 2020, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i nënti më i madhi në botë.

Vendi ka raportuar 9.9 milionë raste deri më sot.

Pacientët në spital me COVID-19 pa përfshirë ata në kujdesin intensiv - ishin 19,627 të dielën, nga 19,442 një ditë më parë. Pati 132 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, nga 121. Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 1,685 nga 1,676 e mëparshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat