Bora e madhe, aeroporti i Stambollit vazhdon të jetë i mbyllur

Evropë

Bora e madhe, aeroporti i Stambollit vazhdon të jetë i mbyllur

Më: 25 janar 2022 Në ora: 08:55
Aeroporti i Stambollit

Aeroporti i Stambollit në Turqi ka ndaluar të gjitha fluturimet këtë të martë deri në orën 13:00, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Për shkak të kushteve të këqija të motit të vazhdueshëm, nuk do të ketë ulje-ngritje avionësh në pistat e Aeroportit të Stambollit dhe mbyllja është shtyrë deri në orën 13:00. më 25 janar”, tha kreu i Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve të Turqisë, Huseyin Keskin, në Twitter, shkruan Anadolu.

Aeroporti u mbyll për fluturime deri në orën 4 të mëngjesit me orën lokale pasi reshjet e mëdha të borës goditën Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, të hënën.

Atje janë mbyllur qendrat tregtare dhe është ndërprerë trafiku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat