Ngjarje e rëndë në Itali: 48 vjeçari vret familjen e vëllait më pas edhe veten

Evropë

Ngjarje e rëndë në Itali: 48 vjeçari vret familjen e vëllait më pas edhe veten

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48 vjeçar ka vrarë familjen e vëllait mes të cilëve dy djem të mitur dhe më pas dhe veten.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë në Licata në zonën e Agrigento,në Siçili ku një 48 vjeçar ka vrarë katër anëtarët e familjes së vëllait të tij dhe dy djemtë të moshës 11 dhe 15 vjeç.

Autori i kësaj ngjarje është Angelo Tardino, 48 vjeç , i cili fillimisht tentoi që të arratisej por më pas në një komunikim me karabinierët për tu vetëdorëzuar ai është vetëvrarë në një rrugë jo shumë larg vendit të masakrës.

Vetëvrasja ndodhi teksa ai po fliste në telefon me karabinierët. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për një konflikt pronash që vëllezërit kishin mes tyre. /abcnews.al/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat