Ushtari ukrainas vret pesë persona, policia nis kërkimin e tij

Evropë

Ushtari ukrainas vret pesë persona, policia nis kërkimin e tij

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka qëlluar me armë në drejtim të rojave të sigurisë në një fabrikë ushtarake në pjesën qendrore të Ukrainës për arsye të panjohura, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, tha policia.

Të shtënat ndodhën të enjten herët në mëngjes në Dnipro, në fabrikën e raketave “Pivdenmash”, gjatë dorëzimit të armëve te rojat, tha një ministri ukrainase përmes një deklarate.

Policia tha se katër ushtarë dhe një grua civile janë në mesin e viktimave, shkruan The Guardian.

Policia është vënë në kërkim të ushtarit që ndodhet në arrati. Sipas policisë, ai ka një armë të tipit kallashnikov dhe 200 plumba.

Incidenti ndodhi rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, kur sulmuesit po i dorëzohej arma në fillim të ndërrimit, thanë autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat