Turqia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus

Evropë

Turqia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:13
Punëtorë shëndetësorë në Turqi, gjatë vizitave nëpër shtëpitë e personave të infektuar me COVID-19. Foto ilustruese.

Turqia ka regjistruar 82,180 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, kjo është shifra më e lartë prej fillimit të pandemisë.

Të dhënat tregojnë se janë regjistruar edhe 174 vdekje nga koronavirusi.

Në fund të dhjetorit të vitit 2021, rastet ditore ishin rreth 20,000, para rritjes së infeksioneve me variantin Omicron.

“Punonjësit shëndetësorë janë në vendet e tyre të punës. Nëse e keni kohën për të marrë dozën përforcuese, mos u dorëzoni para vështirësive të shkaktuara nga moti i ligë”, tha ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat