Vaksinat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër vdekjes nga Omicron për moshat mbi 50 vjeç

Evropë

Vaksinat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër vdekjes nga Omicron për moshat mbi 50 vjeç

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Përforcuesit e COVID-19 rrisin mbrojtjen kundër vdekjes nga varianti Omicron në 95% te njerëzit e moshës 50 vjeç e lart, tha të enjten Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

UKHSA tha se rreth gjashtë muaj pas një doze të dytë të ndonjë prej vaksinave kundër COVID-19, mbrojtja kundër vdekjes nga varianti Omicron ishte rreth 60% në ata të moshës 50 vjeç e lart. Megjithatë, kjo u rrit në rreth 95% dy javë pas marrjes së një doze përforcuese.

UKHSA shtoi se të dhënat vazhduan të tregojnë nivele të larta të mbrojtjes kundër shtrimit në spital nga përforcuesi. Efektiviteti kundër shtrimit në spital ishte rreth 90% për vaksinën Pfizer-BioNTech, duke rënë në 75% 10-14 javë pas përforcuesit, shkruan Reuters.

Për Moderna, efektiviteti kundër shtrimit në spital ishte 90-95% deri në 9 javë pas përforcuesit.

“Dëshmitë janë të qarta – vaksina na ndihmon të na mbrojë të gjithëve kundër efekteve të COVID-19 dhe përforcuesi po ofron nivele të larta mbrojtjeje nga shtrimi në spital dhe vdekja te anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë sonë,” tha Dr Mary Ramsay, Shef i Imunizimi në UKHSA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat