Ministri gjerman jep paralajmërimin e frikshëm për rastet me Covid-19

Evropë

Ministri gjerman jep paralajmërimin e frikshëm për rastet me Covid-19

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:27
Karl Lauterbach

Rastet ditore me Covid-19 në Gjermani mund të dyfishohen shumë shpejt duke shkuar në 400 mijë. Alarmi është lëshuar nga ministri i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i cili komentoi i shqetësuar përhapjen e lartë të variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuar mbi 200 mijë të infektuar në ditën e fundit, një shifër rekord që prej nisjes së pandemisë. 188 persona humbën jetën, duke e çuar bilancin total të viktimave në 117 mijë.

Autoritetet gjermane sqaruan se gjendja në qendrat e emergjencës dhe e përkujdesjes intensive është e qëndrueshme, por paralajmëruan se kjo mund të ndryshojë në javët e ardhshme.

Ndërkohë, rastet janë në rritje edhe në shumë vende të tjera të Europës. Italia po raporton një situatë shqetësuese me mbi 156 mijë të infektuar në 24 orët e fundit dhe mbi 300 jetë të humbura.are Now

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat