Panik në Mal të Zi, një luan ka ikur nga pronari i tij

Evropë

Panik në Mal të Zi, një luan ka ikur nga pronari i tij

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Agjencia Malazeze për Mbrojtjen e Mjedisit njoftoi të martën se po organizon një kërkim për një këlysh luani, i cili dyshohet se u largua nga pronari i tij në Budva në fund të janarit.

Në ftesën e dërguar qytetarëve thuhet se të mërkurën në orën 11 para selisë së Agjencisë në Podgoricë do të organizohet transporti për në Budvë për kërkimin e terrenit dhe gjetjen dhe kapjen e këlyshit nga biologët. Pjesëmarrja në aksion është në baza vullnetare.

Siç u tha, luani, nëse gjendet, do të vendoset në strehim të përkohshëm përpara se të gjendet një zgjidhje e përhershme në një nga strehimoret e luanëve. Në fund të janarit, media malazeze raportoi se një këlysh luani ishte arratisur nga oborri i një shtetasi të huaj që e mbante kafshën si kafshë shtëpiake.

Policia malazeze tha më pas se “po punonte për të përcaktuar rrethanat se si një këlysh luani në pronësi të një shtetasi të huaj hyri fare në Mal të Zi”.  Policia kishte nisur një kërkim lokal, por pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat