415 viktima dhe mbi 100 mijë raste të reja me COVID për një ditë në Itali

Evropë

415 viktima dhe mbi 100 mijë raste të reja me COVID për një ditë në Itali

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:48
Itali

Italia po vazhdon të regjistroj numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 101 mijë e 864 raste të reja me koronavirus nga 999 mijë e 95 teste të kryera.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 415 qytetarë.

Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 47, kurse në pavijonet e tjera Covid u liruan 338 pacientë.

Në reanimacion ndodhen 1,376 pacientë kurse në pavijonet e tjera me simptoma janë 18,337 pacientë.

Që në fillim të pandemisë Italia ka regjistruar 11,765,767 raste pozitive me COVID kurse rastet aktive aktualisht janë 1,927,800. Të shëruarit janë 9,688,455.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat