BE-ja kërkon t’i lehtësojë rregullat e ndihmës shtetërore për të nxitur investimet në sektorin e çipave

Evropë

BE-ja kërkon t’i lehtësojë rregullat e ndihmës shtetërore për të nxitur investimet në sektorin e çipave

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Komisioni Evropian do të lehtësojë rregullat e financimit për impiantet inovative të gjysmëpërçuesve, ndërkohë që BE përpiqet të rrisë industrinë e saj të çipave dhe të reduktojë varësinë e furnizimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia.

Sipas presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, ky akt do të mundësojë 15 miliardë euro investime.

“European Chips Act do të mundësojë 15 miliardë euro investime publike dhe private shtesë brenda vitit 2030. Kësaj shume do t’i shtohen edhe 30 miliardë euro investime publike të parashikuara nga NextGenerationEU, Horizon Europe dhe nga buxhetet kombëtare. Këto fonde do të shoqërohen me investime të mëtejshme private në afat të gjatë”, von der Leyen duke iu referuar projekteve të BE-së që kanë nisur.

Kjo lëvizje reflekton Chips Act në SHBA prej 52 miliardë dollarësh, e cila synon të rrisë konkurrueshmërinë me Kinën.

Von der Leyen tha se BE-ja do të lehtësojë rregullat e tij të ndihmës shtetërore, të cilat synojnë të parandalojnë subvencionet e paligjshme dhe të padrejta të dhëna nga vendet e BE kompanive, për fabrikat inovative të çipave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat