Ky shtet paralajmëron se pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë së shpejti

Evropë

Ky shtet paralajmëron se pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë së shpejti

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:55
Pamje nga Ukraina

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, tha të martën se pushtimi rus i Ukrainës është me shumë gjasa, mund të jetë afër në aspektin kohor dhe do të përbënte kërcënim për stabilitetin më të gjerë të Evropës, që do t’i trimëronte agresorët përreth botës.

“Kjo ka të bëjë me stabilitetin më të gjerë të Evropës dhe me stabilitetin më të gjerë global dhe me mesazhin që u japim agresorëve dhe ne duhet t’ia japim mesazhin Vladimir Putinit se nuk mund të ketë shpërblim për agresion”, tha kryediplomatja britanike.

“Ende është rasti që pushtimi të mund të jetë i afërt në kohë dhe ai është me gjasa të mëdha”, shtoi zyrtarja e lartë britanike.

Kurse Moska ka thënë se nuk ka plane që ta pushtojë Ukrainën, por në muajt e fundit ka vendosur forca dhe pajisje ushtarake përgjatë kufirit të Ukrainës dhe ka lënë të kuptohet se do të ndërmarrë veprime nëse kërkesat e saj ndaj Uashingtonit dhe NATO-s nuk plotësohen.

Administrata Biden ka thënë se Rusia tani është e aftë për një gamë të gjerë veprimesh, përfshirë edhe pushtimin e shkallës së gjerë për të marrë nën kontroll Kievin.

Putini ka thënë se NATO ka tejkaluar kufijtë jo vetëm duke i ofruar Ukrainës armë dhe trajnime ushtarake, por edhe duke stacionuar forca në shtetet e tjera të Evropës Lindore, që sipas tij, komprometojnë sigurinë ruse.

Po ashtu është e vërtetë se në dekadën e fundit ka pasur rritje të prezencës ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s në Evropën Lindore, që ka nxitur aneksimin rus të Krimesë dhe të inkursionit në lindje të Ukrainës më 2014.

Këto veprime ruse shtyn NATO-n që të dyfishojë fokusin e saj në sigurinë kolektive. Në shtator të vitit 2014, udhëheqësit e NATO-s krijuan një forcë të re për përgjigje të shpejtë, që është e aftë të dislokohet brenda ditësh dhe udhëheqësit kanë ritheksuar zotimet e tyre për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat