Nisin evakuimet masive nga Ukraina, vjen reagimi i fundit nga Rusia

Evropë

Nisin evakuimet masive nga Ukraina, vjen reagimi i fundit nga Rusia

Nga: A.ZH Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Ukrainë

Kremlini ka mohuar të ketë njohuri për evakuime nga territoret e mbështetura nga rebelët në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, pavarësisht se liderët rebelë thonë se është rënë dakord me autoritetet ruse.

"Unë nuk e di se çfarë po ndodh atje," u citua të ketë thënë zëdhënësi Dmitry Peskov nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, raporton BBC.

Ai i referohej një deklarate televizive pak më herët gjatë ditës nga Denis Pushlin, lideri i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, përcjell Bota sot.

Udhëheqësi i një territori tjetër të kontrolluar nga rebelët, Republika Popullore e Luhanskut, lëshoi ​​gjithashtu urdhra evakuimi.

"Unë nuk kam informacion nëse evakuimet janë dakorduar me Rusinë", tha Peskov.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur se ka filluar ndonjë evakuim.

Dy udhëheqësit rebelë pretenduan se trupat ukrainase po planifikonin të sulmonin territoret e kontrolluara nga rebelët. Ata nuk paraqitën asnjë provë për këtë.

Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk po planifikon asnjë sulm dhe kërkon të kthejë kontrollin mbi zonat e kontrolluara nga rebelët duke përdorur vetëm mjete diplomatike./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat