Kryeministri britanik thotë se do ta rrisin mbështetjen ndaj Ukrainës

Evropë

Kryeministri britanik thotë se do ta rrisin mbështetjen ndaj Ukrainës

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:33
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se do të mendojnë për t’i dhënë më shumë mbështetje Ukrainës.

Ai thotë se njoftimi i Putinit për njohjen e dy rajoneve ukrainase është “një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë”.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës”

 Ai thotë se këtu përfshin përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat