Daçiq: Serbia kurrë nuk do ta tradhtojë Rusinë

Evropë

Daçiq: Serbia kurrë nuk do ta tradhtojë Rusinë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 08:58
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për krizën në Ukrainë, ka thënë se Serbia nuk do ta tradhtojë Rusinë dhe se “nuk do t’i përgjakë duart në një luftë vëllavrasëse”

“Nëse shikohet nga pikëpamja analitike ka gjithnjë e më pak hapësirë ​​për diplomaci. Duke parë nga qëndrimi i burrështetasve serbë, duhet të them se të gjithë jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë. Jemi të vetëdijshëm se kemi probleme me integritetin territorial dhe se do të kemi presion që do të vendosim për disa masa që do të ndërmerren”, ka thënë Daçiq për TV Happy.

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, të cilën e ka themeluar krimineli Sllobodan Millosheviq, ka shtuar se është e mundur që nëse vjen deri te ashpërsimi i sanksioneve, të merren disa masa ushtarake dhe do të vijë deri te deklarimi i disa vendeve të rajonit.

“Ajo që është e rëndësishme është që Serbia të kujdeset për interesat e saj, si dhe të mos prishë marrëdhëniet miqësore me Rusinë”, ka theksuar Daçiq.

Ai ka shtuar se, “pavarësisht presioneve, populli serb kurrë nuk do të jetë në anën e atyre që janë armiq të popullit rus”.

“Është e lehtë të nisësh luftëra në territore të huaja, prandaj u bëj thirrje rusëve dhe ukrainasve që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të mos lejojnë askënd të përfitojë nga konflikti i tyre”, ka pretenduar Daçiq, duke shtuar se Serbia “me siguri nuk do t’i përgjakë duart në një luftë vëllavrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat