Kriza në Ukrainë: Vriten dy ushtarë dhe plagosen 12 të tjerë

Evropë

Kriza në Ukrainë: Vriten dy ushtarë dhe plagosen 12 të tjerë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 09:16
Ushtria ukrainase

Dy ushtarë ukrainas raportohet të jenë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve që janë zhvilluar natën në Ukrainë.

Siç raporton gazeta britanike,”The Guardian”, janë regjistruar 84 shkelje gjatë 24 orëve të fundi nga forcat e mbështetura nga Rusia, 64 prej të cilave përdoren armë të cilat janë të ndaluara nga Marrëveshja e Minskut.

Si rezultat i granatimeve, dy ushtarakë ukrainas humbën vdiqën nga plagët e marra kurse 12 të tjerë janë plagosur.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Ministri e Mbrojtjes në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat