Zvicër: Arrestohet një person që dyshohet se vrau 20 vjeçarin nga Kosova

Evropë

Zvicër: Arrestohet një person që dyshohet se vrau 20 vjeçarin nga Kosova

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Policia e Luzernit ka arritur ta arrestojë një person si të dyshuar për vrasjen e 20 vjeçarit nga Kosova Ardit Nikçi. Ai vdiq dhjetë ditë më parë pas një përleshje mes dy grupeve në një pompë të benzinës Avia në Geuensee në Luzern.

Sipas gazetës zvicerane “Blick’, në vendin e ngjarjes ishin gjetur thika, gurë dhe çekan. Simon Klopp, nga Zyra e Prokurorit të Luzernit tha se kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar dhe ta arrestojnë. “Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin.Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”. ka thënë Klopp. 

Ai tha se lidhur me ngjarjen shtatë persona gjenden në paraburgim. Në mesin e tyre janë pesë sirian, një irakian dhe një zviceran. Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje. Klopp theksoi se janë duke i analizuar pamjet e kamerave të pompës së benzinës për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek ngjarja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat