Reagon Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Evropë

Reagon Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 07:41
Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Borrell thotë se sulmi rus ndaj Ukrainës është i pajustifikuar.

Në reagim të tij ai është shprehur se mendimet e tij janë me gratë, burrat e fëmijët e pafajshëm të Ukrainës të cilët po përballen me këtë sulm.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me Ukrainën dhe gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm ndërsa përballen me këtë sulm të paprovokuar dhe frikë për jetën e tyre. Ne do të mbajmë përgjegjës Kremlinin”, ka shkruar Borrell.

Tashmë Rusia ka sulmuar Ukrainën, gjë që ishte paralajmëruar prej kohësh.

Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kevin.

Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij. Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës.

Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak në mbrojtje të Ukrainës.

Kurse, ushtria e Ukrainës, ka njoftuar se ka rrëzuar 5 aeroplanë rusë dhe një helikopter në Luhansk.

Kështu thuhet nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” nga ushtria e Ukrainës.

“Sipas informatave të fundit operacionale, 5 aeroplanë dhe 1 helikopter rus janë rrëzuar në Luhansk”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat