Britania vendos sanksionet më të ashpra ndonjëherë për Rusinë, Johnson lëshon paralajmërimin e fortë për Putinin

Evropë

Britania vendos sanksionet më të ashpra ndonjëherë për Rusinë, Johnson lëshon paralajmërimin e fortë për Putinin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Britania e Madhe do të vendos paketën e sanksioneve ekonomike “më të madhe dhe të ashpër” që Rusia “ka parë ndonjëherë”, ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëje “maksimumin” për të mbështetur Ukrainën.

Të gjitha bankat kryesore ruse do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar dhe ngrirje e plotë e aktivitetit do të vendoset për VBT, bankën e dytë më të madhe ruse.

Do të ketë kufizime në sasinë që rusët mund të kenë në llogaritë bankare britanike, me ngrirje të aseteve në rreth 100 persona të tjerë.

Britania e Madhe do të ndalojë linjën ajrore Aeroflot.

Masa të ngjashme do të vendosen edhe ndaj Bjellorusisë, tha Johnson.

Duke e përshkruar Vladimir Putinin si një “agresor gjakatar që beson në pushtimin perandorak”, Johnson tha se shefi i Kremlinit ishte “gjithmonë i vendosur për të pushtuar fqinjin e tij, pavarësisht se çfarë bënim”.

“Putin do të dënohet në sytë e botës dhe historisë. Ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të pastrojë gjakun e Ukrainës nga duart e tij”, tha Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat