Reagon edhe Polonia: Do të mbyllim hapësirën ajrore për linjat ruse

Evropë

Reagon edhe Polonia: Do të mbyllim hapësirën ajrore për linjat ruse

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Kriza Ukrainë-Rusi ka ngjallur reagimin e të  gjithë ndërkombëtarëve. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se lëvizja më e fundit e autoriteteve polake është bllokimi i zonës ajrore për avionët rus.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki, i cili është shprehur se qeveria e tij do të përgatisë një rezolutë e cila do të rezultojë në mbylljen e hapësirës ajrore të Polonisë për linjat ajrore ruse.

“Kam urdhëruar përgatitjen e një rezolute të këshillit të ministrave që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore mbi Poloni për linjat ajrore ruse”, ka bërë me dije  Morawiecki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat