​Gazetarja ukrainase jep edicionin e lajmeve nga parkimi nëntokësor

Evropë

​Gazetarja ukrainase jep edicionin e lajmeve nga parkimi nëntokësor

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:33
​Gazetarja ukrainase

Edhe në gjendje lufte, mediat ukrainase në Kiev vazhdojë të bëjnë punën e tyre, disa prej tyre edhe në kushte rrethanore.

Kështu në pamjet e postuara në mediat sociale shihet një prezantuese një televizionin ukrainas që raporton drejtpërdrejt nga strehimoret e bombave për shkak të luftimeve të vazhdueshme në të gjithë vendin.

Gazetari dhe shkrimtari Maksym Eristavi: Ne jemi të detyruar të transmetojmë nga një bunker sepse Rusia bombardon qytetet tona. Ne po fshihemi nga raketat ruse. Ne po fshihemi nga Putini dhe agresioni i tij.

Gazetarët ukrainas duket se kanë shkëmbyer studiot televizive me strehimore për bomba në Kiev, por vazhdojnë të raportojnë.

Ndërkohë pak minuta më parë janë raportuar shpërthime të forta në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Një dëshmitar i Reuters tha se radhë artilerie janë dëgjuar në kryeqytet. Një tjetër dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve se kishte të shtëna me armë zjarri në pjesën perëndimore të Kievit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shkruan se pesë shpërthime brenda tre dhe pesë minutave u dëgjuan pranë një termocentrali në veri të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat