Medvedev thotë se Rusia mund ta rikthejë dënimin me vdekje

Evropë

Medvedev thotë se Rusia mund ta rikthejë dënimin me vdekje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:55
Dmitry Medvedev

Rusia ka nisur të enjten një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.

Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri. Perëndimi dhe SHBA-ja kanë vendosur sanksione ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë. Në këtë artikull, ndiqni të përditësuara zhvillimet e fundit rreth krizës.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin.

Në postimet në mediat sociale, ai tha se ishte koha për të “bllokuar ambasadat” dhe se Moska do të vazhdojë fushatën e saj në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Ai tha se pezullimi i anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e Evropës mund të nënkuptojë se Rusia mund të rikthejë dënimin me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat