Gratë ukrainase po bëjnë koktej molotovi për të mbrojtur qytetin e tyre

Evropë

Gratë ukrainase po bëjnë koktej molotovi për të mbrojtur qytetin e tyre

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:33
Gratë ukrainase

Në qendrën e qytetit të madh ukrainas, Dnipro, turma grash të strukura në një kafane shihen duke bërë koktej molotovi.

Këto janë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse, shkruan BBC.

Kishte mësues, avokatë të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ata thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë sepse, siç tha një grua, ishte “shumë e frikshme”.

Por ata duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet. Nga këndi, burrat ishin rreshtuar – për t’u regjistruar, për të luftuar.

Banorët e këtij qyteti po mobilizohen. Por të gjithë thonë se nuk është për shkak se ata donin ndonjë nga këto; ata kanë mbetur pa zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat