Zelenskyy tregon se çka i ofroi Britania-Ukrainës në këtë kohë lufte

Evropë

Zelenskyy tregon se çka i ofroi Britania-Ukrainës në këtë kohë lufte

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 21:11
Volodymyr Zelenskyy dhe Boris Johnson

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefoni me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Ai ka treguar se çka i ofroi ky i fundit Ukrainës, në këto momente kur ata po përballen me agresorin rus.

Përmes një cicërime në Twitter, Zelenskyy tha se Johnson e ka njoftuar se ka marrë vendime të reja për t’i forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.

“Bisedova në telefon me kryeministrin britanik @BorisJohnson. I jam mirënjohës kryeministrit britanik për pozicionin e tij, vendimet e reja për të forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase. U ra dakord për hapat e mëtejshëm të përbashkët për të luftuar agresorin”, shkroi Zelenskyy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat