​Gjithnjë e më shumë vende të BE-së po mbyllin portet e tyre për anijet ruse

Evropë

​Gjithnjë e më shumë vende të BE-së po mbyllin portet e tyre për anijet ruse

Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Gjithnjë e më shumë vende anëtare të BE-së po shqyrtojnë një ndalim të ankorimit të anijeve ruse në portet e tyre, duke rritur sanksionet pas ndalimit të trafikut ajror me Rusinë, raporton Reuters.

Britania vendosi dje të mos lejojë të gjitha anijet në pronësi ruse ose ato të marra me qira nga rusët ose që lundrojnë nën flamurin rus të hyjnë në portet e tyre. Kanadaja njoftoi sot se do të mbyllte portet e saj për anijet ruse më vonë këtë javë pasi ndaloi importet e naftës së papërpunuar nga Rusia.

Ministria e Jashtme daneze diskutoi të dielën mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse. “Danimarka po punon në mënyrë aktive për të siguruar që Bashkimi Evropian të marrë një vendim të përbashkët për të mbyllur portet e saj për anijet ruse”, tha Ministria e Jashtme daneze.

Francezët deklarojnë gjithashtu se ekziston mundësia për të ndaluar ankorimin në portet e tyre dhe qeveria greke ka njoftuar se do të zbatojë çdo vendim të marrë nga Komisioni për këtë.

Komisioni Evropian thotë se deri më tani nuk ka një ndalim të tillë, por se po mendohet për forcimin e mëtejshëm të sanksioneve, të cilat do të njoftohen në kohën e duhur.

Parlamenti Evropian miratoi sot një rezolutë jodetyruese që bën thirrje për një ndalim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat