​Kryeministri britanik: Veprimet e Rusisë në Ukrainë konsidserohen si krime lufte

Evropë

​Kryeministri britanik: Veprimet e Rusisë në Ukrainë konsidserohen si krime lufte

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:39
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë cilësohen si krim lufte.

"Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm... sipas mendimit tim, tashmë vlerësohen plotësisht si një krim lufte", tha ai në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson tha gjithashtu se Putini kishte "llogaritur keq" përgjigjen ukrainase.

“Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t'iu kundërvënë barbarisë së tij”, tha ai, raporton CNN.

“Nëse Putini ashpërsohet, atë do e bëjmë edhe ne, duke rritur më tej presionin ekonomik dhe duke mbështetur Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë t’i shtrëngojë lakun rrethit të regjimit të Putinit”.

“Putini duhet të dështojë në veprimet e tij. Nuk kam dyshim se ai do të dështojë dhe se ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat