Zelensky drejtuar rusëve: Bëhuni gati për të paguar dëmshpërblimet

Evropë

Zelensky drejtuar rusëve: Bëhuni gati për të paguar dëmshpërblimet

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:25
Volodymyr Zelensky

Presindenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zotohet se vendi do të rindërtohet – dhe thotë se Rusia do të mësojë për “reparacionet”, shkruan BBC.

“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë në Ukrainë dhe Zot, besimin te njerëzit”, thotë ai.

Zelensky po ashtu thotë se “ne do të rindërtojmë çdo shtëpi të vetme, çdo rrugë të vetme, çdo qytet të vetëm.

Dhe ne po i themi Rusisë – mësoni fjalët “reparacione” dhe “kontribute”. Ju do të na paguani plotësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat