LIVE: Të vrarë e të plagosur nga sulmi në centralin bërthamor të Ukrainës, reagojnë liderët botërorë

Evropë

LIVE: Të vrarë e të plagosur nga sulmi në centralin bërthamor të Ukrainës, reagojnë liderët botërorë

Nga: Bota sot Më: 4 mars 2022 Në ora: 06:40
Kiev, Ukrainë, e enjte, 3 mars 2022/AP Photo/Efrem Lukatsky

(E plotësuar 15:54) - Ukraina planifikon bisedime me Rusinë këtë fundjavë

Ukraina planifikon të mbajë një rund të tretë bisedimesh këtë fundjavë me zyrtarët rusë në përpjekje për t'i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga sulmet e i Moskës, tha të premten një nga negociatorët e Kievit.

"Takimi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm," tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, në ditën e tetë të luftës.

Ukraina raporton për viktima nga zjarri në centralin bërthamor

Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Punëtorët janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministra përmes një postimi në Facebook.

Mirëpo nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë.

“Mijëra persona – përfshirë civilë që nuk kanë mundësi të evakuohen nga zona afër centralit për shkak të luftimeve – mund të dëmtohen”, është thënë në deklaratë.

Në linjë me reagimin e presidentit ukrainas, Ministria ka thënë se katastrofa bërthamore në Zaporizhja do të mund të ishte më e keqe sesa aksidentet e kaluara si ajo e Çernobilit apo e Fukushimas.

“Rusia ka kryer vazhdimisht sulme të armatosura në centralin bërthamor, veprim që ka shkelur të gjitha marrëveshjet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike”, është thënë në deklaratë.

Ministria i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për largimin e trupave ruse nga kjo zonë, për të garantuar sigurinë.

Stoltenberg: Aeroplanët e NATO-s nuk duhet të fluturojnë mbi Ukrainë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare të aleancës janë pajtuar që asnjë aeroplan i tyre nuk duhet të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se trupat nuk duhet të jenë të pranishme në Ukrainë gjatë sulmit rus në këtë shtet, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar masën e ndalim-fluturimit.

Duke folur nga Brukseli më 4 mars, pas takimit me ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltemberg i ka bërë thirrje sërish presidentit rus, Vladimir Putin që të ndalë luftën e paprovokuar kundër Ukrainës, “menjëherë dhe pa kushte”.

Stoltenberg e ka pranuar se Rusia ka mundësi të rrisë sulmet në Ukrainë, dhe se ditët në vijim “mund të jenë më të këqija”.

Frikë nga lufta, ukrainasit presin deri në 15 orë për të kaluar kufirin

Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë për të nëntën ditë radhazi, qytetarët ukrainas janë dyndur në pikat kufitare të Moldavisë për një strehë më të sigurt për familjet e tyre, shkruan BBC

Të paktën 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinjë që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar. Tridhjetë milje (50 km) nga qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, në portin jugor të Odesa-s, ndodhen me mijëra njerëz të cilët kërkojnë të largohen ndërsa operacionet ruse vazhdojnë të intensifikohen.

Reagimet e liderëve botërorë pas sulmit në centralin bërthamor

Në gjithë botën ka pasur reagime pas sulmit rus në centralin më të madh bërthamor në Zaporizhja, në jug të Ukrainës.

Sulmi ka nxitur zjarr në një ndërtesë administrative, mirëpo vetë centrali është i sigurt – ndonëse nën kontrollin rus.

“Veprimet e pamatura të presidentit rus, Vladimir Putin mund të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e gjithë Evropës”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe rusët, është e rrezikshme për Evropën, dhe është lojë me zjarrin që vërtet është përtej asaj që ka të bëjë me logjikën apo domosdoshmërinë”, ka thënë Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të ndalen menjëherë”, derisa presidenti amerikan, Joe Biden i ka bërë thirrje Moskës të ndalë aktivitetet rreth zonës

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi demonstron “pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e dhënies fund të saj”.

Në një deklaratë nga kryeministri italian, Mario Draghi, sulmi është konsideruar i “tmerrshëm” dhe “sulm ndaj sigurisë së secilit”, dhe i është bërë thirrje BE-së “të vazhdojë të reagojë me unitet dhe vendosmëri” për të mbështetur Ukrainën.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, ka dënuar po ashtu këtë sulm. “Ky lloj i sulmit është çmenduri”, ka thënë ai.

Bisedimet për paqe, Rusia në pritje të përgjigjes së Ukrainës

Kremlini ka pretenduar se është në pritje të një përgjigje nga Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve për paqe ditën e djeshme, shkruan skynews.

Sipas deklaratës, Moska i ka thënë delegatëve ukrainas se ajo çfarë do të ndodhë pas raundit të bisedimeve varet nga Ukraina. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nuk kishin rënë dakord në asnjë pikë me Kievin.

Bisedimet u zhvilluan në Bjellorusi, vend i cili ka ndihmuar në pushtimin e Kremlinit dhe u drejtuan nga këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinsky.

Më pas u raportua se Rusia kishte rënë dakord për krijimin  e “korridoreve humanitare” për evakuimin e civilëve dhe mbërritjen e ndihmave, por ende nuk ka asnjë shenjë të armëpushimit.

Kryqi i Kuq: Ukraina përballet me krizë shkatërruese humanitare

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, është duke paralajmëruar se Ukraina përballet me “kriza shkatërruese humanitare”, teksa numri i viktimave rritet dhe spitalet me vështirësi menaxhojnë situatën.

Në një deklaratë të lëshuar nga Gjeneva, Kryqi i Kuq ka thënë se qasja duhet t’i garantohet tani dhe “nuk duhet të vonohet deri në një armëpushim eventual në të ardhmen”.

Në deklaratë janë përmendur obligimet që dalin nga Konventa e Gjenevës, përfshirë ndaljen e sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, qasjen në kujdes shëndetësor, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, si dhe mbrojtje të atyre që janë plagosur apo janë burgosur.

 Kjo është gjendja e centralit bërthamor pas sulmit nga Rusia

Gjatë mbërmjes së djeshme është sulmuar centrali bërthamor nga Rusia.

Ndërsa para pak minutash BBC ka publikuar foton se si po duket momentalisht centrali bërthamor, përcjell “Bota sot”.

Kjo fotografi tregon dëmet pasi bombardimet ruse goditën një ndërtesë administrative të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Kryebashkiaku Dmytro Orlov i Enerhodarit aty pranë thotë se "granatimet e vazhdueshme të armikut të ndërtesave dhe njësive [të uzinës]" dukej se shkaktuan zjarrin.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

***

Putin: Mos na vendosni më shumë sanksione

Presidenti Putin ka paralajmëruar shtetet që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj vendit të tij.

Presidenti rus mbajti në një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve Rossiya 24 të kontrolluar nga shteti, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë," pohon Putin.

Dhe ai thotë se qeveria e tij "nuk ka nevojë" që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që "do t'i përkeqësojnë marrëdhëniet tona".

"Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht," shton ai.

Kjo deklaratë vjen derisa ministrat e jashtëm nga e gjithë Perëndimi mblidhen në Bruksel për të shqyrtuar se si të mbajnë presionin ndaj Rusisë.

Putin gjithashtu përsërit pretendimin e tij të mëparshëm se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse deri më tani janë bërë "ekskluzivisht në përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse".

***

Zelensky: Sulmi në centralin bërthamor mund të ishte sa gjashtë shpërthime të Çernobilit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se sulmi rus në centralin bërthamor, Zaporizhzhia, do të mund të rezultonte me shkatërrim të barabartë me “gjashtë shpërthime sikurse të Çernobilit”.

Ai ka nisur adresimin televiziv duke thënë:"Popull i Ukrainës! Ne jemi mbijetuar natën që do të mund të ndalte rrjedhën e historisë – historisë së Ukrainës, historisë së Evropës”.

Ai ka thënë se Rusia e ka ditur se çfarë ka qenë duke bërë kur ka sulmuar drejt në central dhe e ka quajtur këtë veprim si “terror të nivelit të padëgjuar”.

“Si është e mundur? A nuk jemi përballur me pasojat e katastrofës së Çernobilit më 1986?”, ka thënë ai duke iu adresuar popullit rus.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve “të dalin nëpër rrugë dhe t’i tregojnë Qeverisë se duan të jetojnë”.

Zelensky ka thënë se është duke kontaktuar me liderë botërorë, dhe ka thënë se është i “shokuar” nga zhvillimet rreth centralit.

Këshilltari ukrainas: Qyteti Mikolaiv i reziston avancimit rus

Trupat ruse, që kanë avancuar në qytetin jugor ukrainas, Mikolaiv, janë ndaluar, ka thënë një këshilltar i Presidencës ukrainase.

Kjo deklaratë e tij vjen jo shumë gjatë pasi kryetari lokal ka thënë se trupat ruse janë duke hyrë në qytet, i cili njihet për portin e rëndësishëm në Detin e Zi.

**

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar tensionet në Ukrainë nga shteti i Rusisë.

BBC ka publikuar me një video 3D me imazhe satelitore, teksa shihet një kolonë ushtarake ruse prej 40 miljesh, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Siç shihet në video këto kolona ushtarake kanë ngecur në një vend.

Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme në Ukrainë është goditu centrali bërthamor.

***

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore ka thënë më 4 mars se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv pas sulmit në këtë central bërthamor.

Centrali bërthamor në Zaporizhzhya prodhon më shumë se një të pestën e energjisë brenda Ukrainës.

OKB: Sulmi te centrali bërthamor goditi një qendër trajnimi

Kreu i agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se ishte një qendër trajnimi në një central bërthamor ukrainas që u godit në një sulm nga ushtria ruse.

Në raportet e mëparshme pati diskutime lidhur me atë se cila pjesë e uzinës ishte prekur nga zjarri që shpërtheu pas granatimeve.

Zëdhënësi i centralit bërthamor, Andriy Tuz, i tha televizionit ukrainas gjatë natës se predhat ranë drejtpërdrejt në objektin e centralit bërthamor dhe i vunë zjarrin reaktorit që nuk funksiononte dhe një ndërtese trajnimi.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, tha të premten se godina ishte një qendër trajnimi dhe "jo pjesë e reaktorit".

Ai tha se ukrainasit janë ende në kontroll të reaktorit.

***

Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmi rus mbi termocentralin bërthamor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës, raporton Sky News.

Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur në sulmin ajror.

Ai tha se sulmi nuk preku asnjë nga gjashtë reaktorët e termocentralit, por shkaktoi një zjarr në një objekt trajnimi “afër”.

Borrell reagon pas sulmit rus mbi termocentralin bërthamor

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se një sulm i tillë do mund të kishte pasoja katastrofike.

Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ata duhet të ndalojnë menjëherë. Granatimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin #Zaporizhzhya mund të rrezikojnë të gjithë Evropën”, ka shkruar Borrell.

Agjencia atomike e OKB-së: Nuk ka rrjedhje radioaktive nga centrali në Ukrainë

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv nga centrali bërthamor i Ukrainës që ishte në shënjestër të sulmit nga Rusia në orët e hershme të 4 marsit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se agjencia ka qenë në kontakt me rregullatorin bërthamor të Ukrainës dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia pasi një ndërtesë në afërsi u godit.

Kjo shkaktoi një zjarr që u shua ndërsa Rafael Mariano Grossi tha se dy persona u lënduan nga zjarri.

Ai tha se operatori dhe rregullatori thonë se situata “vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.

Blinken: NATO nuk synon konflikt, por është e gatshme për të

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar të premten në Bruksel – para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s – se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare, teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën.

Deklaratat e tij kanë ardhur pasi aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të bashkuar kundër agresionit rus, mirëpo nuk kanë gatishmëri për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar këtë mbyllje, në mënyrë që të shmangin sulmet ajrore të Rusisë.

Gjuha diplomatike dhe sanksionet financiare të Perëndimit janë ashpërsuar teksa rritet numri i viktimave civile dhe refugjatëve nga pushtimi që ka mbushur një javë.

“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt”, ka thënë Blinken.

“Mirëpo nëse konflikti vjen te ne, ne jemi të gatshëm për të dhe do të mbrojmë secilin inç të territorit të NATO-s”.

Zelensky tjetër mesazh të fortë pas sulmit në centralin bërthamor: I mbijetuam një nate që mund të ndalonte historinë e Ukrainës dhe Evropës

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, ka publikuar një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale.

Përmes një video-mesazhi të ri, pasi forcat ruse sulmuan dhe morën kontrollin në një nga centralet atomikë më të mëdhenj të Europës në juglindje të Ukrainës, Presidenti ukrainas thotë se “i mbijetuam një nate që mund të ndalonte historinë e Ukrainës dhe Evropës”.

“Ne luftojmë kundër një armiku të fuqishëm që na tejkalon në numra. Që na tejkalon për nga numri i teknologjisë. Por është sa një mijë vite dritë larg njerëzve normalë me dinjitet.

Ne i mbijetuam një nate që mund të ndalonte historinë e Ukrainës dhe Evropës. Trupat ruse sulmuan centralin bërthamor të Zaporizhzhya”, shkruan Zelensky.

“Jemi të rrethuar nga rusët”/ Nënkryetari i Mariupolit thirrje NATO-s: Dërgoni trupat tuaja në Ukrainë, Putini nuk ndalet

Nënkryetari i Bashkisë së Mariupolit ka kërkuar nga NATO që të dërgojë trupat e saj në Ukrainë, duke shtuar se Rusia nuk ka ndërmend të ndalet derisa ta kthejë vendin në një shkretëtirë e vrarë shumë civilë.

Sergei Orlov tha për programin Today të BBC Radio 4: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal, është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane.

“Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Zoti Putin ose të paktën të mbyllë qiellin tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli.”

Ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të krijojë një shkretëtirë për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, por ai thotë se “është e pamundur të marrim qytetet tona sepse qyteti nuk janë ndërtesat, qyteti janë njerëzit”.

Ai shton: “Ne tashmë e kuptojmë se ai është gati të vrasë sa më shumë civilë që i nevojiten.”

Banorët e qytetit port ukrainas të Mariupolit i kanë thënë BBC-së se po përpiqen t’i mbijetojnë një breshëri të pamëshirshme të bombardimeve ruse që kanë shkatërruar lagjet e banuara dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë.

Lukashenko insiston se forcat e armatosura bjelloruse nuk do të marrin pjesë në luftën kundër Ukrainës

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka insistuar se forcat e armatosura bjelloruse nuk po marrin pjesë dhe nuk do të marrin pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një aleat i ngushtë rus, Lukashenko tha se ai foli gjatë me Vladimir Putin të premten me telefon.

Rusia ka përdorur territorin bjellorus për të kryer një pushtim të shumëfishtë të Ukrainës dhe komentet e tij në mënyrë të pashmangshme do të priten me skepticizëm.

Ukraina rrëzon një tjetër aeroplan ushtarak rus

Ushtria ukrainase ka rrëzuar një tjetër aeroplan rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, shkruan ukrinform

“Njësia e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ka rrëzuar një aeroplan rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, afër qytetit turistik Zatoka, rajoni i Odesës,” sipas një postimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë autoritetet po kërkojnë pilotin, i cili u hodh nga aeroplani.

Rikujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse po vrasin civilë, po bombardojnë dhe shkatërrojnë objektet kryesore të infrastrukturës ndërsa kanë goditur edhe  shtëpitë e civilëve.

Ukraina ngriti një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

***

Në ditën e nëntë të luftës tanket ruse kanë sulmuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, duke sjellë frikë për katastrofë ’10 herë më të madhe se Çernobili’ e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë. Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia tregoi flakët, ndërsa zyrtarë lëshuan paralajmërime të tmerrshme

Më herët, tanket ishin parë duke qëlluar ndaj ndërtesave në objektin në juglindje të Ukrainës, duke u vënë flakën atyre.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të premten herët se zjarri nuk ka prekur pajisjet ‘thelbësore’

Raportet thanë se një njësi gjeneruese në termocentral ishte goditur, duke cituar ministrinë e energjisë atomike të Ukrainës

Zyrtarët ukrainas i kërkuan Rusisë të ndalojë sulmin për të lejuar ekipet e shërbimit të urgjencës për të shuar flakët

Centrali ka gjashtë reaktorë bërthamorë, duke e bërë atë më të madhin në Evropë. Ai prodhon rreth 25% të fuqisë së Ukrainës

Ministri i Jashtëm i vendit tha se një shpërthim në vend do të ishte ’10 herë më i keq se Çernobili’

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për ‘terror bërthamor’ duke e akuzuar se dëshiron të përsërisë katastrofën.

Mariupoli i bën thirrje NATO-s për dërgim të trupave

Qyteti në jug të Ukrainës, Mariupol, është zgjuar të premten nën sulme të mëdha.

Nënkryetari i qytetit, Sergei Orlov u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa të bëjë shtetin shkretëtirë.

Orlov ka thënë për BBC-në se “nuk ka mundësi për të ndalur Putinin nga vrasja e civilëve nëse NATO-ja nuk zgjohet dhe kupton se ky nuk është konflikt rajonal – është luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër njërit prej vendeve më të mëdha në Evropë”.

“Duket se liderët e NATO-s nuk e kuptojnë se Putin nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është fatkeqësi. Ne presim që një ditë, liderët e NATO-s do ta kuptojnë që është e nevojshme të ofrohet mbështetje ushtarake për Ukrainën për ta ndalur Putinin apo për të mbyllur qiejt, për të na mbrojtur nga kërcënimet ajrore”.

Senatori amerikan: Për t’i dhënë fund luftës, dikush në Rusi duhet të vrasë Putinin

Senatori Lindsey Graham  tha se presidenti rus Vladimir Putin duhet të vritet nga njerëzit e tij, duke sugjeruar se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës, shkruan WSJ.

“E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.”

Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë populli rus.

Bilanci tragjik, shkon në 47 numri i viktimave nga sulmet ajrore në Chernihiv

Numri i të vdekurve nga sulmi në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka arritur në 47.

Lajmi është bërë me dije nga shërbimet e urgjencës ukrainase.

Trupat e të paktën 47 civilëve janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse.

Ndërkohë forcat e kërkim-shpëtimit pezulluan operacionet të enjtën për shkak të granatimeve të shumta.

Sekretari britanik: Putin rrezikon të burgoset për krime lufte

Sekretari britanik i Drejtësisë, Dominic Rab, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte, citon The Guardian.

“Mendoj se burgu është një rrezik shumë real që ai duhet ta mendojë tani. Jo vetëm Putin, por çdo komandant që vepron në Ukrainë, duhet të marrë në konsideratë se mund të hetohet nga ICC (gjykata penale ndërkombëtare) për krime lufte”, tha sekretari britanik.

 

Ndërkohë në  ditën e nëntë të luftës tanket ruse sulmuan termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, duke sjellë frikë për katastrofë ’10 herë më të madhe se Çernobili’ e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë. Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

Pas sulmit të termocentralit në Zaporizhzhia të Ukrainës, i cilësuar si më i madhi në Evropë,  ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushenko bëri thirrje për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e shpallur nga Rusia .

“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë jo vetëm një vlerësim profesional të asaj që po ndodh, por një ndërhyrje reale, me masat më të ashpra, duke përfshirë ndërhyrjen e NATO-s dhe vendeve me armë bërthamore ”, tha Halushenko përmes Facebook.

Ai tha se termocentrali bërthamor, më i madhi në Evropë, ishte bombarduar nga tanket dhe avionët rusë .Ministri ukrainas tha gjithashtu se kishte një bisedë telefonike me Sekretaren e Energjisë së SHBA-së, Jennifer Granholm , dhe bëri thirrje për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë.

Ushtria ukrainase: Trupat ruse po “rrethojnë” Kievin

Ushtria ukrainase ka thënë se trupat ruse po vazhdojnë të avancojnë drejt kryeqytetit, Kievit.

“Përpjekjet kyçe të pushtuesve janë të koncentruara në rrethim të Kievit”, ka thënë ushtria ukrainase në raportin e mëngjesit.

Në të nuk janë dhënë hollësi për luftimet brenda qytetit.

Autoritetet e Kievit kanë lëshuar sirenat disa herë gjatë mesnatës dhe banorëve u është thënë që të strehohen në vende të sigurta.

Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse janë larguar nga baza strategjike ajrore, Hostomel, në perëndim të Kievit.

Qyteti jugor Mariupol është plotësisht i rrethuar, kanë thënë ata, duke shtuar se trupat ruse “kanë shënuar avancim të rëndësishëm teknik".

Kryeministri britanik: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka reaguar pasi trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia në Ukrainë, përcjell "Bota sot".

Ai ka rikujtuar se si para katër vitesh Britania e Madhe u trondit kur kur inteligjenca ushtarake ruse vendosi një armë kimike në rrugët e Salisbury-t dhe tha se tash qëndrojnë me Ukrainën.

Kryeministrit Johnson, tha se do të bëjnë gjithçka që munden që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim.

Postimi i plotë i Johnson:

Katër vjet më parë vendi ynë u trondit kur inteligjenca ushtarake ruse vendosi një armë kimike në rrugët e Salisbury-t.

Mendimet e mia mbeten me të gjithë ata që janë prekur dhe i bëj nderim përpjekjeve të palodhura të të gjithë atyre që janë përfshirë në reagimin ndaj këtij sulmi të neveritshëm.

Kombet në mbarë botën, përfshirë Ukrainën, qëndruan me ne atëherë.

Sot ne qëndrojmë me Ukrainën duke bërë gjithçka që mundemi për të siguruar që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim.

“Kam frikë”/ Ekspertja flet pas sulmit rus në centralin bërthamor, tregon skenarin më të keq të Rusisë

Ekspertët bërthamorë që ndjekin ngjarjet në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia thonë se ky nuk është "një tjetër Çernobil", por se është një situatë shumë e rrezikshme, raporton BBC, përcjell Bota sot.

"Për herë të parë këtë mëngjes, jam e frikësuar," thotë ekspertja e materialeve bërthamore të Universitetit Sheffield, Prof Claire Corkhill.

Duket se vetëm një nga gjashtë reaktorët në termocentral po funksionon tani.

Corkhill thotë se reaktorët po merren "offline" që do të thotë "ata po mbyllin reaksionin bërthamor dhe po i vendosin në një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme".

Ajo shton se ky mund të ketë qenë qëllimi i Rusisë.

"Nëse doni të synoni furnizimin e tyre me energji, ju sulmoni një ndërtesë afër termocentralit dhe i detyroni operatorët ta mbyllin atë," thotë ajo.

Corkhill shton se një "skenar i rastit më të keq" do të ishte që furnizimi me energji elektrike i termocentralit të dëmtohej pasi "ne mund të shikojmë një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në Fukushima në 2011, ku një humbje e energjisë çoi në një humbje të ftohjes, e cila shkaktoi një shkrirje të tre prej reaktorëve të saj bërthamorë”.

Shpërthime, goditje/Korrespondenti i BBC-së jep detajet e fundit nga Ukraina

Korrespondenti i BBC nga Kievi, James Waterhous, ka treguar të rejat më të fundit nga terreni.

Më parë, ne dëgjuam disa shpërthime predhash, pothuajse si një duartrokitje bubullimash, rreth 10-15 km (6-9 milje) në veri-lindje. Që nga ajo kohë, situata ka qenë e qetë.

Dëgjuam disa goditje gjatë natës nga streha jonë e bombave, e cila është dy kate nën tokë - tingëllon sikur dikush po lëshon diçka të rëndë në dysheme mbi ju. Dëgjimi i kësaj atje poshtë sugjeron që shpërthimet po afrohen ose po bëhen më të mëdha, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo ushqen shqetësimin se “ajo që po shohim në qytete të tjera të Ukrainës për ditët e fundit tani - veçanërisht Mariupol në juglindje, ku ka pasur granatime të vazhdueshme, sipas kryetarit, në zonat e banuara - ne mund të shohim së shpejti që këtu”.

Historia brenda natës ishte zjarri në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia që u kontrollua pasi u granatua nga forcat ruse, por centrali tani është nën kontrollin rus.

Stafi thuhet se po lejohet të qëndrojë atje, ata lejohen të vazhdojnë të punojnë dhe të monitorojnë këto njësi të energjisë. Kjo është pikë referimi e dytë bërthamore që ka rënë nën kontrollin rus, së bashku me Çernobilin.

Ajo që tregon kjo është se përparimi rus, i cili vazhdon të fitojë në jug, ushtron presion mbi qytete si Mariupol.

Ne po shohim gjithashtu trupat ruse që lëvizin nga veriu drejt Kievit, duke anashkaluar qytetet të cilat tashmë po kalojnë nëpër granatime të rënda dhe luftojnë si Chernihiv dhe Sumy - dhe shqetësimi është se kryeqyteti i Ukrainës, çmimi përfundimtar i Rusisë në këtë pushtim, së shpejti mund të ndjejë të njëjtin efekt.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë: Mariupol ende nën kontrollin e Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka publikuar një përditësim të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë këtë mëngjes.

Të cilët kanë thënë se Mariupol “mbetet nën kontrollin ukrainas, por ka të ngjarë të jetë i rrethuar nga forcat ruse”, pas raportimeve për granatime të rënda, shkruan Skynews.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se qyteti i është nënshtruar sulmeve intensive ruse.

Përditësimi përsëriti se “nivelet e rrezatimit mbetën brenda kufijve normalë” pas një sulmi në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

***

Zëvendëskryeministri britanik reagon pas sulmit bërthamor

Granatimet e Rusisë ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës janë një "sulm serioz dhe i pamatur në një vend bërthamor" që i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet ta marrë shumë seriozisht.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, raporton BBC, përcjell Bota sot.Raab i tha BBC Breakfast: Është shumë e vështirë të besosh se nuk është bërë qëllimisht, por në çdo rast është e paligjshme të sulmosh një vend si ky, të mos bësh kujdesin e duhur mbi të dhe të vazhdosh ta bombardosh atë kur ka zjarr dhe Shërbimet e urgjencës po i përgjigjen kësaj.

Ai tha se e kupton se nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm në vend.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thirrur një debat urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të "rritur presionin mbi makinën e luftës së Putinit".

Një qytet në Ukrainë mbetet pa energji elektrike

Një sulm ajror rus ka shkatërruar termocentralin në Okhtyrka, një qytet i cili gjendet midis Kharkivit dhe Kievit.

Kjo ka bërë që banorët të mbesin pa energji elektrike dhe pa ngrohje, shkruan Aljazeera.

Ne po përpiqemi të kuptojmë se si t’i largojmë njerëzit nga qyteti urgjentisht, sepse brenda një dite ndërtesat e banimit do të kthehen në një kurth të ftohtë prej guri pa ujë, dritë apo energji elektrike,” tha kryebashkiaku, Dmytro Zhyvytskyy.

Okhtyrka është qyteti që ka një bazë kryesore ushtarake, ku rreth 70 ushtarë ukrainas vdiqën javën e kaluar në një sulm rus.

***

Liderët botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor

Liderët botërorë kanë akuzuar Rusinë për rrezikim të gjithë kontinentit, pas forcat e saj kanë sulmuar një central bërthamor, i cili është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka shpërthyer në centralin bërthamor Zaporizhzhia - më i madhi në Evropë - pas sulmeve ruse.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë arritur të shuajnë zjarrin, por që trupat ruse tani kanë marrë kontrollin e tij.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se sulmi i pamatur i Rusisë mund të rrezikojë drejtpërdrejt sigurinë e gjithë Evropës.

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka bërë thirrje Moskës që të ndalë aktivitetet në këtë zonë, derisa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia, duhet të ndalen menjëherë.

Ukraina: Forcat ruse marrin kontrollin e centralit bërthamor

Autoritetet ukrainase kanë thënë se trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia.

“Personeli operacional është duke vëzhguar situatën e njësiteve të energjisë”, ka thënë një autoritet lokal për mediat, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Personeli është duke vazhduar punën dhe duke vëzhguar situatën, ka thënë autoriteti.

Një zjarr ka shpërthyer disa orë më parë në këtë central – më i madhi në Evropë – pas sulmeve ruse.

Rusia bllokon faqet e disa mediave të huaja

Disa faqe të Radios Evropa e Lirë (REL) dhe faqet ruse të mediave, BBC dhe Deutsche Welle, janë bllokuar në Rusi, sipas grupit vëzhgues, GlobalCheck.

Është raportuar edhe për bllokim të platformave, Facebook, Twitter, dhe dyqaneve online të Apple dhe Google.

Ky hap është marrë në orët e para të 4 marsit dhe vjen pas disa kërcënimeve ndaj Radios Evropa e Lirë dhe mediave tjera për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Kjo bllokadë ua pamundëson rusëve qasjen në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Shërbimet rajonale të REL-it, Sever.realii, Sibir.realii dhe Kavkaz.realii, janë bllokuar po ashtu në Rusi.

Faqja e Current Time, televizionit në gjuhën ruse – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – është bllokuar nga autoritetet ruse nga 28 shkurti, ndonëse shërbimi ka gjetur mundësi për të shmangur bllokadën.

Gazetarët e mediumit Meduza, me bazë në Letoni, që transmeton në gjuhën angleze dhe ruse, kanë thënë se “gjithçka tregon se faqja jonë është bllokuar në Rusi”.

“Këto kohëra do të kalojnë. Ne do të vazhdojmë punën”, kanë thënë ata.

Zyrat e Shërbimit rus të REL-it kanë pranuar gjashtë njoftime nga rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor më 2 mars, duke kërcënuar me bllokim të faqeve.

Rregullatori ka thënë se materialet e publikuara “kanë qenë qëllimshëm të rreme për sulmet e supozuara ruse në territorin e Ukrainës” në mënyrë që të “krijojnë panik mes njerëzve”.

Kanali rus transmeton Liqenin e Mjellmave para mbylljes

Një prej televizioneve të fundit të pavarura në rusi, Dozhd, ka njoftuar se do të ndalë punën pa afat të caktuar, pasi është vënë nën presion për mbulim të luftës në Ukrainë.

Rregullatori i telekomunikimeve në Rusi, tashmë ka bllokuar këtë televizion, duke e akuzuar për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me shtetasit rusë, shkaktim të përçarjeve dhe inkurajim të protestave”, sipas raportimeve.

Të enjten, ky medium ka bërë transmetimin e fundit.

“Jo luftës”, ka thënë Natalia Sindeyeva, një prej themelueseve të mediumit, teksa punëtorët janë larguar nga studioja.

 

Kanali ka nisur më pas të transmetojë pamje të performancës së Çajkovskit, Liqeni i Mjellmave.

Kjo pikë baleti është transmetuar në radio dhe televizione në periudhën sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjet e liderëve dhe më pas në puçin e vitit 1991 që ka kontribuuar në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Airbnb pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

Kompania amerikane, Airbnb është ndër të fundit që ka pezulluar operacionet në këto shtete.

Shefi i saj ekzekutiv e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Twitter.

Ky vendim është në linjë me sanksionet amerikane dhe ato të vendeve tjera të Perëndimit, duke goditur sektorë të ndryshëm të ekonomisë ruse – sikurse bankat – dhe duke e bërë gati të pamundshme që bizneset globale të operojnë në Rusi.

***

Republika Çeke u mundëson qytetarëve të luftojnë për Ukrainën

Liderët çekë janë pajtuar për t’iu lejuar qytetarëve të shtetit të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, pa u përballur me pasoja.

Kryeministri çek, Petr Fiala ka thënë se ka biseduar me presidentin e shtetit, Millosh Zeman, i cili është pajtuar për të falur individët në raste të tilla.Shtetasit e Republikës Çeke zakonisht e kanë të ndaluar që të shërbejnë për një ushtri të huaj.

Fiala ka thënë se ligji për këtë çështje nuk do të rishikohet.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka bërë thirrje evropianëve me përvojë ushtarake që të mbështesin Kievin kundër pushtimit rus.

Rreth 400 vullnetarë kanë kontaktuar autoritetet çeke, duke kërkuar përjashtim nga rregulli.

Republika Çeke është anëtare e NATO-s prej vitit 1999 dhe është më pak se 400 kilometra larg Ukrainës.

Shuhet zjarri te centrali bërthamor, s’ka viktima

Shërbimet e urgjencës në Ukrainë thonë se kanë arritur të shuajnë zjarrin në termocentralin bërthamor.

“Nuk ka viktima”, shkruan Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Momenti kur shpërthen zjarri në termocentralin bërthamor

Kreu  zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shpërndarë një video që duket të jetë jashtë termocentralit Zaporizhzhia pasi u sulmua nga forcat ruse.

Duke shpërndarë klipin në Twitter, Mykhailo Podoliyak tha:

“NPP Zaporizhzhia është nën zjarr!

E gjithë Evropa është në rrezik të përsëritjes së katastrofës bërthamore.

Rusët duhet të ndalojnë zjarrin”.

Trudeau: Sulmet të ndalen menjëherë

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau sapo ka folur me liderin e Ukrainës Volodymyr Zelensky pas sulmit të Rusisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

LEXO edhe: Vazhdojnë sulmet, Britania demanton Putinin - Ukraina bën bilancin për shkatërrimet ruse

SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për shpërthim zjarri në termocentralin Zaporizhzhia. Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

"Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë," tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.

Johnson i shqetësuar me sulmin në centralin bërthamor

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur zyra për shtyp e kryeministrit britanik, Johnson.

Ai i kërkoi Rusisë që "të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit" dhe të lejojë shërbimet e urgjencës të kenë qasje në të.

Zyrtarët ukrainas thonë se centrali bërthamor është i sigurt

Kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporozhzhisë, Alexander Starukh, thotë se tashmë është arritur që të sigurohet centrali bërthamor.

Ai postoi vetëm një fjali në Facebook, duke thënë se ai kishte folur me drejtorin e Stacionit të Energjisë Bërthamore Zaporizhzhia në Enerhodar dhe ishte siguruar situatën e tij.

“Drejtori i ZNPP-së më siguroi se për momentin është e arritur siguria bërthamore e objektit”, ka shkruar ai.

Shtëpia e Bardhë thotë konfirmon se nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit në Zaporizhzhia

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se informacionet e tyre të fundit nuk tregojnë "asnjë tregues të niveleve të larta të rrezatimit" në centralin bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainë.

CNN, raporton se Shtëpia e Bardhë po vazhdon të monitorojë nga afër situatën

Sulmi rus në centralin bërthamor: Zelensky u kërkon evropianëve të 'zgjohen'

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

"Evropianë, ju lutemi zgjohuni!" u lut ai.

Ukraina thotë se nuk ka "asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit" në Zaporizhzhia

Rregullatori bërthamor i Ukrainës ka njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se "nuk ka asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia", shkroi IAEA në Twitter në orët e hershme të mëngjesit të 4 marsit.

Zyrtarët ukrainas thanë të premten herët një zjarr kishte shpërthyer në centralin bërthamor, ndërsa forcat ruse sulmuan "nga të gjitha anët", dhe se zjarrfikësit e kishin të pamundur për të arritur në vend.

Një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të orëve të fundit në Ukrainë. Këtu janë disa gjëra që duhet ditur:

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, zyrtarët ukrainas raportuan shpërthimin e një zjarri në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë që gjende në Zaporizhzhia të Ukrainës. Zjarri sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës u shkaktua nga sulmet ajrore të Rusisë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se një katastrofë atje mund të jetë më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

Pas raportimeve për zjarr në këtë termocentral bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se është në kontakt me autoritetet ukrainase.

Pas publikimit të lajmit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, telefoni presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, negociatorët rusë dhe ukrainas thanë se kanë rënë dakord të organizojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë miratuar sanksione shtesë që synojnë oligarkët rusë

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rënë dakord të ofrojnë qëndrim të përkohshëm për refugjatët që ikin nga Ukraina.

Shqetësime pas raportimeve se një termocentral bërthamor është përfshirë nga zjarri

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është në kontakt me autoritetet ukrainase për zjarrin në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka shkruar në një postim në Twitter se "është në dijeni të raportimeve për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia" dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

Më herët, një udhëheqës i një qyteti afër termocentralit bërthamor tha se uzinat e këtij centrali ishin përfshirë nga zjarri pas luftimeve intensive në atë zonë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se trupat ruse "po qëllojnë nga të gjitha anët".

Ministri ukrainas paralajmëron për një katastrofë më të rëndë se Çernobili

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse "po qëllon nga të gjitha anët" në kompleksin e termocentralit bërthamore në Zaporizhzhia të Ukrainës ku është raportuar për shpërthim të zjarrit.

Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit në që ndodhi në vitin 1986 dhe bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të sulmit rus për t'iu lënë zjarrfikëseve hapësirë për të shuar zjarrin.

Raportohet se është përfshirë nga flaka termocentrali më i madh bërthamor në Evropë

Një zjarr raportohet se ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, e që është më i madhi në Evropë.

Duket se është shkaktuar nga "granatimet e vazhdueshme të armikut ndaj ndërtesave dhe njësive [të uzinës]", ka thënë kryebashkiakut të qytetit Enerhodarit, Dmytro Orlov.

Orlov kishte raportuar më parë për luftime intensive midis forcave ukrainase dhe ruse në periferi të qytetit të tij që ndodhet fare pranë termocentralit bërthamor që raportohet se është përfshirë nga flakët.

Ukraina ka katër centrale bërthamore aktive duke përfshirë Zaporizhzhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat