Kryeministri britanik: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim

Evropë

Kryeministri britanik: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim

Nga: M.L. Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:51
Boris Johnson dhe Vladimir Putin

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka reaguar pasi trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia në Ukrainë, përcjell "Bota sot".

Ai ka rikujtuar se si para katër vitesh Britania e Madhe u trondit kur kur inteligjenca ushtarake ruse vendosi një armë kimike në rrugët e Salisbury-t dhe tha se tash qëndrojnë me Ukrainën.

Kryeministrit Johnson, tha se do të bëjnë gjithçka që munden që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim.

Postimi i plotë:

Katër vjet më parë vendi ynë u trondit kur inteligjenca ushtarake ruse vendosi një armë kimike në rrugët e Salisbury-t.

Mendimet e mia mbeten me të gjithë ata që janë prekur dhe i bëj nderim përpjekjeve të palodhura të të gjithë atyre që janë përfshirë në reagimin ndaj këtij sulmi të neveritshëm.

Kombet në mbarë botën, përfshirë Ukrainën, qëndruan me ne atëherë.

Sot ne qëndrojmë me Ukrainën duke bërë gjithçka që mundemi për të siguruar që sipërmarrja barbare e Putinit të përfundojë me dështim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat