Dy të rinjtë britanikë në krahë të Ukrainës: Nuk u kemi thënë prindërve

Evropë

Dy të rinjtë britanikë në krahë të Ukrainës: Nuk u kemi thënë prindërve

Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:33
Matt Harden, adoleshenti Steven

Ukraina ka mbështetjen  e botës përballë sulmeve Ruse. Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar vendimin e dy të rinjve për të udhëtuar për në Ukrainë për t’iu bashkuar luftimeve krah ukrainasve, sepse “nuk pajtohen me bombardimin e fëmijëve”, pavarësisht paralajmërimeve nga ministrat e Mbretërisë së Bashkuar se ata mund të shkelnin ligjin nëse shkonin për të luftuar.

Të rinjtë britanikë kanë bërë me dije se janë të gatshëm për betejë dhe pse nuk kanë përvojë ushtarake, që të përballen me ushtarët rusë. Ndër të tjera mësohet se dy të rinjtë nuk i kanë njoftuar prindërit e tyre në lidhje me këtë vendim nga frika se do të përpiqeshin të ndryshonin mendje.

Britanikët që kanë vendosur të bëhen pjesë e luftës janë Matt Harden, 24 vjeç, nga Liverpooli dhe adoleshenti trim Steven, nga Skocia, u takuan me një 24-vjeçar algjeriano-australian, pas një bisede që kishin bërë në internet.

Image
Matt Harden

Pas bisedave mes tyre, ata krijuan planin për t’u bashkuar me legjionin ndërkombëtar. Ata vendosën të bashkohen me luftën për të mbrojtur Ukrainën pasi panë se si vendi u granatua nga forcat ruse të Vladimir Putin, raporton Mirror.

Ndërkohë 24 vjeçari identiteti i të cilit mbetet i fshehtë është shprehur se është i vendosur që të shkojë në vijën e parë të luftës. Ndërkohë Ukraina ka hequr dorë nga kërkesat për viza për të huajt që hyjnë në vend, në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër ushtrisë ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat