Zbulohet lëvizja e radhës për të ndalur Putinin, BE rrit presionin ndaj Kinës, Macron dhe Scholz bisedojnë me Jinping

Evropë

Zbulohet lëvizja e radhës për të ndalur Putinin, BE rrit presionin ndaj Kinës, Macron dhe Scholz bisedojnë me Jinping

Më: 8 mars 2022 Në ora: 09:28
Olaf Scholz, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pritet të zhvillojnë sot një telefonatë të përbashkët me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Thirrja sinjalizon rritje të presionit mbi Kinën për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, foli me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.

Kina ka shprehur “keqardhje” për sulmin, por ka bërë pak për të dënuar apo kundërshtuar Rusinë.

Perëndimi, në anën tjetër, ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat