Kryeministri britanik: Ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz

Evropë

Kryeministri britanik: Ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:52
Boris Johnson

Në përgjigje ndaj fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky para Parlamentit të Britanisë, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz me kurajën e tyre.

Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për të shtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që të vendosin sanksione dhe rrisin presionin kundër Rusisë.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë secilën metodë të mundshme derisa presidenti rus, Vladimir Putin të dështojë në përpjekjet e tij dhe që Ukraina të jetë sërish e lirë.

LEXO edhe: LIVE: Vazhdon evakuimi i ukrainasve nën sulmet ruse, SHBA dhe Britania i jap goditjen e rëndë Putinit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat