Asnjë civil i vetëm nuk mundi të largohej nga qyteti i rrethuar ukrainas i Mariupolit të enjten.
Kjo pasi forcat ruse nuk respektuan armëpushimin e përkohshëm për të lejuar evakuimet.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk në televizionin kombëtar.
Agjencia e shëndetit riprodhues të Kombeve të Bashkuara njoftoi të enjten se dy maternitete të tjera ukrainase janë sulmuar dhe shkatërruar para sulmit rus të së mërkurës në Mariupol.