Forcat ajrore ukrainase kanë pohuar se kanë parë avionë rusë të qëllojnë në një vendbanim bjellorusi pranë kufirit me Ukrainën, në atë që e quajti një “provokim”, raporton Sky News.
Kyiv beson se sulmi i supozuar, i cili erdhi nga hapësira ajrore ukrainase, ishte në një përpjekje për të përfshirë Bjellorusinë në pushtimin rus.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në orën 14:30 me orën lokale (12:30 GMT).
Pretendohet se avionët rusë fluturuan nga aeroporti i Dubrovytsya në Bjellorusi, hynë në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas qëlluan mbi qytetin e Kopanit.
Në një deklaratë thuhej: “Ky është një PROVOKACION! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën!”
Sky News nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë këto pretendime.