Bloomberg: Rusia ka humbur 30 miliardë dollarë të GDP-së nga lufta në Ukrainë

Evropë

Bloomberg: Rusia ka humbur 30 miliardë dollarë të GDP-së nga lufta në Ukrainë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:12
Vladimir Putin

Kompania Bloomberg ka bërë një shkrim të shtunën përmes të cilit parasheh se Rusia ka humbur 30 miliardë dollarë të GDP-së së saj, që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Rusia ka nisur sulmet ndaj shtetit fqinj, Ukrainës, më 24 shkurt.

Ndërkohë, sipas Bloombergut, GDP-ja e Rusisë gjatë gjithë vitit pritet të bjerë me rreth 9%, raporton Bloomberg.

Rusia ka humbur një numër të konsiderueshëm të trupave të saj nga lufta në Ukrainë, e cila ka hyrë në javën e tretë.

Forcat e saj të armatosura tashmë janë afruar shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, dhe pritet që në ditët në vijim të tentojë të hyjë edhe aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat