​85 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Evropë

​85 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Pushtimi rus i Ukrainës ka vrarë 85 fëmijë dhe ka plagosur më shumë se 100 të tjerë, tha sot një zyrtar ukrainas.

Viktimat vijnë pasi "bombardimet e qëllimshme dhe brutale të civilëve nga Rusia vazhdojnë", tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova në një postim në Twitter.

Ajo tha se janë dëmtuar edhe 369 institucione arsimore, 57 prej të cilave janë shkatërruar në sulme.

Papa Françesku iu përgjigj gjakderdhjes në Ukrainë të shtunën, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe duke theksuar ndikimin te fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat