Presidenti i Kinës: Ngjarjet në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt

Evropë

Presidenti i Kinës: Ngjarjet në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt

Nga: V.N Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:32
Biden dhe Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij amerikan Joe Biden se konfliktet dhe konfrontimet si ngjarjet që ndodhin në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt, sipas mediave shtetërore kineze, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Marrëdhëniet shtet-shtet nuk mund të përparojnë në fazën e konfrontimit dhe konfliktet dhe konfrontimet nuk janë në interes të askujt, i tha Xi Biden-it në një video-telefonatë.

“Kriza në Ukrainë është diçka që ne nuk duam ta shohim”, tha Xi.

Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet t'i udhëheqin marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur dhe të dyja palët gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësitë e duhura ndërkombëtare dhe të bëjnë përpjekje për paqen botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat