Rusia zotohet të sulmojë dërgesat e armatimit që hynë në Ukrainë

Evropë

Rusia zotohet të sulmojë dërgesat e armatimit që hynë në Ukrainë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:14
Një dërgesë me armatim që iu dërgua Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë të premten se Rusia do të sulmojë cdo dërgesë armësh që hynë në Ukrainë, raportojnë mediat ruse.

"Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë [se po bartë] armë, do të bëhet një objektiv legjitim,” raportohet të ketë thënë Lavrov.

Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Këto duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat