Të qara dhe frikë, momenti kur vogëlushi ukrainas ndahet nga i ati ushtar

Evropë

Të qara dhe frikë, momenti kur vogëlushi ukrainas ndahet nga i ati ushtar

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:38
Pamje nga video

Të dhimbshme janë pamjet që vijnë nga Ukraina.

Jo vetëm ato të luftës e viktimave, por edhe episodet që ndodhin në vendin e pushtuar nga Rusia.

Në një video të bërë virale, shihet momenti se si një baba i jep lamtumirën djalit që po largohet nga qyteti Irpin, në afërsi të Kievit.

Fëmija nis të qajë dhe reagojë egërsisht, pasi nuk do që të largohet prej të atit, ndërkohë që burri nga ana tjetër nuk i përmban dot lotët.

Sakaq, vlen të përmendet se Irpin është bombarduar prej sulmeve ajrore ruse gjatë agresionit tre javor në Ukrainë.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se deri më tani së paku 104 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e luftimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat