Zelenskiy ka një lutje për Zvicrën: Fatin e oligarkëve rus e keni në dorë

Evropë

Zelenskiy ka një lutje për Zvicrën: Fatin e oligarkëve rus e keni në dorë

Nga: V.N Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:32
foto ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Zvicrës të godasë oligarkët rusë, të cilët ai tha se po ndihmonin në luftën kundër vendit të tij nga siguria e "qyteteve të bukura zvicerane", shkruan The Guardian, përcjell Bota sot.

Në një fjalim audio-lidhje për mijëra pjesëmarrës në një protestë kundër luftës në Bernë, Zelenskiy falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, por gjithashtu kishte një gjuhë të qartë për sektorin financiar zviceran, raporton Reuters.

“Ukrainasit ndjejnë se çfarë është kur qytetet shkatërrohen. Ata po shkatërrohen me urdhër të njerëzve që jetojnë në Evropë, në qytete të bukura zvicerane, të cilët gëzojnë pronë në qytetet tuaja. Do të ishte vërtet mirë që t'u hiqej këtë privilegj.” Zvicra, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ka miratuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë urdhrat për ngrirjen e pasurisë së tyre në bankat zvicerane.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat