Britania: Rusia po dështon që të marrë kontrollin e hapësirës ajrore ukrainase

Evropë

Britania: Rusia po dështon që të marrë kontrollin e hapësirës ajrore ukrainase

Më: 20 mars 2022 Në ora: 08:04
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia po dështon që të marrë kontrollin e hapësirës ajrore ukrainase.

Kjo është një prej objektivave të saj primare, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të informacioneve të inteligjencës britanike, thuhet se Rusia “ka dështuar të marrë kontrollin e ajrit" dhe kryesisht po mbështetet në armët që lëshohen nga hapësira ruse.

“Marrja e kontrollit të hapësirës ajrore ishte një prej objektivave primar të Rusisë në ditët e para të konfliktit dhe dështimi i tyre i vazhdueshëm për ta arritur këtë ka ngadalësuar ndjeshëm progresin e tyre operacional”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat