Johnson më i vendosur se kurrë: Do të vazhdojmë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës

Evropë

Johnson më i vendosur se kurrë: Do të vazhdojmë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës

Nga: V.N Më: 20 mars 2022 Në ora: 20:32
Boris Johnson

Boris Johnson u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në një telefonatë me Volodymyr Zelensky këtë pasdite, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Johnson që nga fillimi i ofensivës ruse ka qenë ndër liderët më të zëshëm ndaj Rusisë.

“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar mbështetjen për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha Downing Street në një deklaratë.

“Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në deklaratë.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat