Kush është kryeopozitari rus Alexey Navalny i cili u shpall fajtor për mashtrim?

Evropë

Kush është kryeopozitari rus Alexey Navalny i cili u shpall fajtor për mashtrim?

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:00
Alexei Navalny

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka qenë një kritik i vazhdueshëm i qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Derisa sot një gjykatë ruse e ka shpallur fajtor opozitarin rus, Alexei Navalny, për mashtrim në disa raste.

Ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejt me pushtimin e Ukrainës, verdikti përkon me shtypjen e gjerë të Putinit ndaj zërave të opozitës dhe mediave të pavarura gjatë katër javëve të fundit.

Por kush është Navalny?

Navalny fitoi një vëmendje të madhe në gusht të vitit 2020, kur u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Navalny u trajtua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

Ai u kthye në Rusi në janar 2021 dhe u arrestua menjëherë nga autoritetet, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një muaj më vonë, një gjykatë në Moskë e dënoi Navalny me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për shkelje të kushteve të provës nga një çështje e vitit 2014, ndërsa ai ishte në Gjermani.

Fakte personale për Navalny:

Data e lindjes: 4 qershor 1976

Vendi i lindjes: Butyn, Bashkimi Sovjetik

Emri i plotë: Alexey Anatolyevich Navalny

Babai: Anatoly Navalny, ish-oficer ushtarak dhe pronar i fabrikës së shportës

Nëna: Lyudmila Navalnaya, pronare e fabrikës së shportës

Martesa: Yulia (Alexandrovich) Navalnaya (2000-tani)

Fëmijët: Daria dhe Zakhar

Edukimi: Universiteti i Miqësisë së Popujve i Rusisë, e drejta tregtare, 1998; ndoqi Akademinë e Financës Shtetërore, 1999-2001

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat