Shkrimi për vrasjen e Putinit, Rusia padit gazetën italiane La Stampa

Evropë

Shkrimi për vrasjen e Putinit, Rusia padit gazetën italiane La Stampa

Nga: G.B Më: 25 mars 2022 Në ora: 13:21
Ambasadori rus në Itali, Sergey Razov, bën një deklaratë para prokurorisë së Romës/ Reuters

Ambasadori rus në Itali, Sergey Razov, ka njoftuar se po padit gazetën italiane La Stampa për një artikull që ngriti mundësinë e vrasjes së Vladimir Putin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"Eshtë e panevojshme të thuhet se kjo bie ndesh me rregullat e gazetarisë dhe moralit," u tha Razov gazetarëve përpara zyrës së prokurorit në Romë pasi ai kishte depozituar padinë.

La Stampa publikoi një analizë këtë javë me titullin "Nëse vrasja e tiranit është e vetmja mundësi".

Në artikull thuhej se nëse të gjitha opsionet e tjera dështonin për të ndalur pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhja e vetme do të ishte që dikush të vriste liderin rus.

Duke folur përmes një përkthyesi, z. Razov tha se padia e tij akuzonte gazetën për kërkimin dhe faljen e një krimi.

La Stampa nuk i ishte përgjigjur një kërkese për koment nga Reuters në kohën e shkrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat