Ushtarët rusë nuk durojnë më, vrasin komandantin e tyre - kjo është arsyeja

Evropë

Ushtarët rusë nuk durojnë më, vrasin komandantin e tyre - kjo është arsyeja

Nga: A.M Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një komandant i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e tij, kanë pohuar zyrtarët perëndimorë.

Koloneli Medvechek, i cili komandonte brigadën e 37-të të pushkëve me motor, besohet se është goditur qëllimisht, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Një zyrta anonim, tha: "Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij, besojmë, si pasojë e shkallës së humbjeve që janë marrë nga brigada e tij".

"Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij qëllimisht. Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij."

Zyrtari shtoi se një gjenerali që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat