“Situata absolutisht tragjike”/ Zelensky jep informacionet e fundit nga lufta në Ukrainë

Evropë

“Situata absolutisht tragjike”/ Zelensky jep informacionet e fundit nga lufta në Ukrainë

Nga: A.M Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:18
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të mbrëmjes.

Ai ka pohuar se më shumë se 16,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe komandantë të lartë rusë kanë qenë në mesin e viktimave, raporton Sky News, përcjell "Bota sot".

“Forcat e Armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut në jug të vendit, në Donbas, në drejtimin Kharkiv dhe në rajonin e Kievit”, tha ai.

“Duke frenuar veprimet e Rusisë, mbrojtësit tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: biseda është e nevojshme”.

Ai shtoi se gjithsej 37,606 njerëz janë shpëtuar nga qytetet e bllokuara.

"Në veçanti, 26,477 banorë të Mariupolit u evakuuan nga Mariupol në Zaporizhzhia përmes korridorit humanitar," tha ai.

"Situata në qytet mbetet absolutisht tragjike. Ushtria ruse nuk lejon asnjë ndihmë humanitare në qytet.!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat