Më shumë se 2.2 milionë banorë ikin nga Ukraina në Poloni

Evropë

Më shumë se 2.2 milionë banorë ikin nga Ukraina në Poloni

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:33
foto ilustrim

Më shumë se dy milionë njerëz kanë ikur në Poloni nga Ukraina që nga pushtimi rus më shumë se një muaj më parë. Roja kufitare polake thotë se numrat që kalojnë kufirin kanë rënë kohët e fundit, por ka pasur një rritje të lehtë të shtunën, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Para fillimit të luftës, Polonia ishte shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas dhe shumica e refugjatëve fillimisht shkuan për të qëndruar me familjen dhe miqtë që tashmë jetonin këtu.

Me kalimin e javëve, po vijnë gjithnjë e më shumë gra dhe fëmijë që nuk kanë ku të qëndrojnë. Mijëra polakë u kanë hapur shtëpitë e tyre, por kjo është një zgjidhje e përkohshme.

Zyrtarët lokalë në qytetet e mëdha, përfshirë Varshavën dhe Krakovën, të cilat kanë tërhequr numrin më të madh, thonë se atyre u është mbaruar hapësira. Ata i kanë kërkuar qeverisë të zbatojë një plan për të siguruar strehim në një afat më të gjatë për refugjatët.

Disa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia për në vende të tjera. Një studiues në Universitetin e Varshavës vlerëson se deri në 1.3 milion kanë mbetur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat