Sekuestrohet një jaht në Londër, mbahet sekret emri i pronarit rus

Evropë

Sekuestrohet një jaht në Londër, mbahet sekret emri i pronarit rus

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Një jaht luksoz me një pishinë dhe një bodrum vere në pronësi të një shtetasi rus është sekuestruar në Londër si pjesë e sanksioneve të vendosura pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, tha sot Agjencia Britanike e Kontrollit të Krimit (NCA).

Pas përcaktimit të identitetit të pronarit - një biznesmen rus, emri i të cilit nuk është bërë i ditur - informacioni iu dërgua ministrit të Transportit Grant Shapps, i cili sot urdhëroi "konfiskimin e parë të një super-jahti në ujërat britanike deri më tani", sipas NCA.

Ministri postoi në Twitter një foto të tij duke qëndruar përballë Phi, jahtit të tretë më të madh, i ndërtuar në kantierin holandez Royal Husiman, 58 metra i gjatë dhe me vlerë 45 milionë euro.

“Kjo qeveri do të vazhdojë të ndërmarrë veprime vendimtare kundër kujtdo që përfiton nga lidhjet me regjimin e Putin-it”, shkroi ai në një mesazh në Twitter.

Anija u kap në Canary Wharf në Londër. Edhe pse emri i pronarit të saj nuk është në listën e mijëra personave fizikë dhe juridikë nën sanksionet britanike, ligji britanik lejon sekuestrimin e anijeve në pronësi, të kontrolluara, të marra me qira ose të operuara nga persona të lidhur me Rusinë.

Agjencia Britanike e Kontrollit të Krimit (NCA) deklaron se identiteti i pronarit të vërtetë të anijes ishte “i fshehur qëllimisht”, por hetuesit arritën ta gjenin.

Anija ishte e regjistruar në Saint Kitts dhe Nevis, një parajsë fiskale, dhe lundroi nën flamurin maltez "në mënyrë që të mos dihej se nga vinte", sipas NCA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat