E pëson keq shefi i inteligjencës franceze, pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus

Evropë

E pëson keq shefi i inteligjencës franceze, pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus

Më: 31 mars 2022 Në ora: 07:12
Eric Vidaud

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij.

Kjo si pasojë e mospërfilljes së mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l'Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të "informacioneve të pamjaftueshme" dhe "mungesës së zotërimit të temave".

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze - përfshirë Vidaud - kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat