Policia e Rajonit të Prishtinës njofton se gjatë muajit maj 2024 kanë shqiptuar 7 mijë e 413 gjoba, si dhe kanë konfiskuar 241 patentë shoferë.
Me anë të një njoftimi për media thuhet se në analizën mujore, shifrat tregojnë që në muajin maj 2024 kemi rënie të numrit të aksidenteve për 17,17% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Kurse, 1,941 është numri i gjobave që ka shqiptuar dje policia e Kosovës për shkelësit e rregullave të trafikut.
Policia poashtu njoftoj se dje ka arrestuar 16 persona.
12 prej tyre janë dërguar në ndalimpolicor.
Policia vazhdon të mbajë evidencë për çdo shkelje.